Aktualitet

27 të infektuar me COVID në Kukës, pritet rezultati i 20 tamponëve, qytetarët nuk mbajnë maska

28 Korrik 2020, 10:16 Nga DOSJA
27 të infektuar me COVID në Kukës, pritet rezultati i 20

KUKËS– Qyteti i Kukësit është ende një vatër e nxehtë infeksioni. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë qytet janë 27 raste aktive. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 2 vatra të COVID-19 dhe pritet rezultati i 20 tamponëve të tjerë. Në total, që nga fillimi i epidemisë në këtë qytet janë marrë 719 tamponë.

Aktualisht në Drejtorinë epidemiologjike në Kukës po bëhen dhjetëra tampone, përgjigjet e të cilave dalin ditën e nesërme.

Lajm i mirë është se në spitalin Infektiv nuk ka asnjë të shtruar nga Kukësit. Të gjithë pacientët janë të karantinuar në banesa. Por, ajo që vihet re është se qytetarët në këtë qytet nuk respektojnë masat,  si mbatja e maskës, apo distancimi social. Më e pastër paraqitet situata në Has dhe Tropojë ku gjatë 24 orëve të fundit nuk ka patur raste të reja.

Sakaq Dosja.al ka raportuar më herët se COVID-19 është përhapur masivisht edhe në Kuvend. Mësohet se janë infektuar 3 deputetët, Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Elio Hysko si edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2020, 09:55

TIRANË– Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.“...