Aktualitet

I shoqëruari në Elbasan me lot në sy akuzon deputetin “Toyota Yaris” se inskenoi mësymjen në servisin ku u gjet arma pa

28 Korrik 2020, 09:00 Nga DOSJA
I shoqëruari në Elbasan me lot në sy akuzon deputetin

ELBASAN- Një aksion dje i policisë së Shtetit dërgoi me urgjencë dje në Elbasan edhe drejtorin e Policisë së Shtetit. 6 persona u shoqëruan në Komisariat, ndërsa sot vetëm 2 prej tyre janë pas hekurave. Albert dhe Seit Manahasa janë sot ende në qeli, ndërsa 4 personat që ishin bashkë me ta janë liruar. Ata janë Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi. 

Ky i fundit, pasi është liruar nga Komisiariati thotë se arma është e vendosur qëllimisht, dhe pas kësaj historie qëndrojnë konkurrentët në biznes të mbështetur nga një politikan i nivelit të lartë, që sipas tij është “Deputeti Toyota Yaris”. Dervishi është shprehur se në biznesin e Seit Manahasës është gjetur një armë, që duket se është vendosur qëllimisht, dhe kushdo qoftë i fshehur pas kësaj ngjarje do ta pësojë.

Në fakt, operacioni mori bujë dhe vëmendje të gjerë mediatike, por ajo që do të duhet të ishte zbardhja e një ngjarjeje të rëndë kriminale si vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan, përfunduan me sekuestron e një pistoletë pa leje që u gjet poshtë një serbatori makine në pikën e servisi. 

“Është e qëllimshme nuk është hera e parë është hera e tretë. Jam shumë i sigurt që nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjet. Çdo gjë në atë biznes është me kamera, fatkeqësia më e madhe është që të mos bëjnë presion, dhe të mos nxisin. Pas ngjarjes është një politikan i fshehur. është ai Toyota Yaris, por më mirë ai le të shikojë3 milionë eurot e Toyota Yaris. Arma është gjetur në sabrator, si mund të vendoset një armë aty dhe nëse do të kishin” është shprehur Dervishi me lot në sy. 

Kush është politikani i Toyota Yaris? 

I vetmi emër i politikës shqiptare i akuzuar për lidhje me makinën Toyota Yaris është deputeti socialist Taulant Balla. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi Ballën se ishte i përfshirë në kalimin e një shume parash në një makinë Toyota Yaris në Portin e Durrësit. Pas deklaratës së Bashës, në portin e Durrësit u kapën 3.4 milionë euro të fshehura në një mjet tip Toyota Yaris, siç e kishte thënë edhe Lulzim Basha. Por dosja tashmë është e mbyllur dhe personat e akuzuar janë të lirë, e asnjë lidhje mes personave të akuzuar dhe Taulant Ballës nuk u gjet. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert manehasa artur tosku bujar dervishi kreshnik manahasa seit manehasa albert manehasa artur tosku bujar dervishi kreshnik manahasa seit manehasa

Sondazh

Poll