Aktualitet

28 Korrik 2020, 09:55 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.

“Emergjente tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin!”, shprehet ai në një postim në Facebook.

Ky reagim i ish-deputetit vjen, pasi sot janë konfirmuar  disa deputetë me COVID-19.  Mësohet se janë të infektuar deputetët, Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko. Po kështu është prekur nga COVID-19 edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Deri më tani janë shënuar 144 viktima.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet politikanet e infektuar me covid vangjel tavo politikanet e infektuar me covid vangjel tavo

Sondazh

Poll