Aktualitet

Kontrabandë në Portin e Durrësit, kapen 500 SMARTFONA të fundit, 110 mijë euro dhe rroba të markave më të fundit

28 Korrik 2020, 09:52 Nga DOSJA
Kontrabandë në Portin e Durrësit, kapen 500 SMARTFONA të

TIRANË- Një rast kontrabande është goditur nga Policia e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në PKK Port Durrës, në vijën e dytë, Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues shtetasin I. F. Si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese, një sasi rrobash dhe një shumë prej 110 mijë euro cash.

DETAJET E PLOTA: 

Policia Kufitare e Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, gjatë kontrolleve të imtësishme ka evidentuar dhe goditur një rast të kontrabandës.

Mëngjesin e sotëm, në PKK Port Durrës, në vijën e dytë, Policia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues shtetasin I. F. dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese, një sasi rrobash

Vijon kontrolli i imtësishëm për gjetjen e sendeve të tjera të kundërligjshme. Për veprime të mëtejshme janë njoftuar shërbimet e DVP Durrës.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen celulare ne portin e durresit sekuestrohen celulare ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Korrik 2020, 09:55

TIRANË– Ish-deputeti Vangjel Tavo ka deklaruar se duhet t’i merret me urgjencë tamponi të gjithë deputetëve dhe se parlamenti duhet të futet në karantinë.“...