Aktualitet

I riu i shkoi për punë, por i vodhi motorin/ Pronari në alarm, i nxjerr foton punëtorit: Më sill mjetin, nuk i ke punët mi

28 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA
I riu i shkoi për punë, por i vodhi motorin/ Pronari në alarm, i

TIRANË- Një pronar i një lokali ka denoncuar për JOQ se një punëtor i ka marrë motorin dhe është larguar nga vendi i punës. Pronari thekson se djalin e ri, të cilit i ka publikuar edhe një foto,  sapo e kishte punësuar. Ndërkohë bëj thirrje që t’ja kthejë mbrapsht mjetin e tij.

“Pershendetje JOQ Albania. Kam nje restorant dhe kisha nxjerr shpalljen per nje motorrist. Me erdhi nje djal sot per pune. Dhe porosia e par qe i erdhi, morri motorin dhe nuk u kthye me. Ju lutem postojeni nqs ndonjeri nga ndjeksit e njef dhe me jep nje emer mbiemer. Ose po e pa vet postimin te sjelli motorrin se nuk i ka punet mir. Ta shohin dhe ato qe kan biznes se mos e pesojne si une. Faleminderit nqs e poston”, shprehet pronari i lokalit. 

Ndërkohë, vitet e fundit janë kryer disa atentate dhe ekzekutime me motor. Autorët përdorim motor për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Së fundmi, më 30 qershor 2 persona mbi motor qëlluan me breshëri plumash ndaj Fatjon Harushës në Shkodër. Ky i fundit fatmirësisht i shpëtoi atentatit. Po kështu, në muajin qershor 2 persona me motor grabitën një një postë private në Astir.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll