Aktualitet

Kuvendi ‘çerdhe’ COVID-i! Katër politikanë të infektuar nga pandemia, seancat e fundit s’pezullohen por merren masa

28 Korrik 2020, 09:52 Nga DOSJA
Kuvendi ‘çerdhe’ COVID-i! Katër politikanë të

TIRANË- COVID-19 gjen “strehë” në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e sotme, katër politikanë shqiptarë janë konfirmuar pozitivë nga pandemia e koronavirusit. Fillimisht kryebashkiaku Erion Veliaj, ka dhënë vetë lajmin se është i infektuar nga pandemia, duke u shprehur se ishte në gjendje të mirë shëndetësore por për të mos rrezikuar përhapjen e infektimeve do të vetëizolohej në shtëpi.

Pak pas tij, deputeti i dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni konfirmoi gjithashtu infektimin e tij. Ai tregoi se prej disa ditësh kishte pasur temperaturë të lehtë dhe shenja gripale, kishte vendosur që të bënte tamponin, i cili tregoi që deputeti ishte i infektuar. Edhe Gjoni, njësoj si Veliaj ka bërë me dije se do të qëndrojë në shtëpi, duke munguar edhe në javën e fundit të punimeve parlamentare.

Pas Gjonit dhe Veliajt, mësohet se pozitivë nga pandemia e COVID-19 kanë rezultuar edhe deputetët Elio Hysko dhe Enver Roshi. Bashkë me ta, bëhen tre deputetë të infektuar në Kuvend, të cilët ishin pjesë e seancës plenare në Kuvend. Edhe pse me maska e me distancim fizik, rrezikohet që të ketë edhe të infektuar të tjerë, si deputetë po ashtu dhe staf. Nga jashtë, ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo kërkoi testimin e të gjithë atyre që ishin të pranishëm ditën e djeshme në Kuvend.

Në kushte të tilla, Kuvendi ka nisur të dezinfektohet, ndërsa dy seancat e fundit nuk do të pezullohen por do të kufizohet koha e deklaratave në foltore.

Më herët i infektuar në Kuvend ka qënë deputeti Adriatik Alimadhi, i cili për disa javë qëndroi i shtruar në spitalin Infektiv për shkak të gjendjes së rëndë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elio hysko enver roshi erion veliaj politikanet e infektuar me covid ralf gjoni elio hysko enver roshi erion veliaj politikanet e infektuar me covid ralf gjoni

Sondazh

Poll