Aktualitet

‘Shpërthen’ në Kuvend Covid-19, infektohen deputetët Enver Roshi dhe Elio Hysko 

28 Korrik 2020, 09:33 Nga DOSJA
‘Shpërthen’ në Kuvend Covid-19, infektohen deputetët

TIRANË- COVID-19 është përhapur gjerësisht në Kuvend. Dosja.al mëson se janë infektuar edhe 2 deputetë të tjerë, Enver Roshi e Elio Hysko. Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e deputetëve.

Ndërkohë, është prekur nga COVID-19 kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti Ralf Gjoni. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Veliaj tregoi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa deputeti Ralf Gjoni tha se ka temperaturë të lehtë dhe ndodhet në gjendje gripale.

Po kështu, pak javë më parë rezultoi i infektuar me COVID-19 edhe deputeti Adriatik Alimadhi. Ai qëndroi për 41 ditë në spital dhe mori mjekim për disa ditë edhe në shtëpi. Deputeti theksoi se betejën me virusin e fitoi me shumë vështirësi, pasi pati probleme me mushkërinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elio hysko me covid enver roshi me covid elio hysko me covid enver roshi me covid

Sondazh

Poll