Aktualitet

Gjeti xhamin e thyer dhe 5 gëzhdoja brenda biznesit elektro-shtëpiak, pronari ‘tmerrohet’, merr Policinë me urgjencë

28 Korrik 2020, 08:44 Nga DOSJA
Gjeti xhamin e thyer dhe 5 gëzhdoja brenda biznesit elektro-shtëpiak,

TIRANË– 5 gëzhoja janë gjetur mëngjesin e sotëm tek dera e një dyqani elektro-shtëpiakesh. Kur ka shkuar për të hapur biznesin, pronari me iniciale S.A., ka gjetur gëzhoja e armëve të zjarrit dhe xhamin e derës të thyer. Në këtë moment ai ka telefonuar Policinë e Shtetit, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autoreve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezhoja ne dyqan policia e shtetit tirane gezhoja ne dyqan policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll