Aktualitet

“BOOM”-i i të infektuarve me covid/ Manastirliu: Normaliteti i ri kërkon pak nga ne, zbatoni rregullat, shpëtoni jetë

28 Korrik 2020, 08:49 Nga DOSJA
“BOOM”-i i të infektuarve me covid/ Manastirliu: Normaliteti i

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e COVID-19. Sipas saj, ky mentaliteti i ri kërkon zbatimin e disa rregullave të thjeshta, që në fakt janë jetëshpëtuese. Ministrja bën apel që qytetarët të respektojnë distancimin social dhe të mbajnë maskë.

Postimi i plotë:

NORMALITETI I RI, që bota nuk e kërkoi vetë, por e solli koronavirusi dhe sëmundja që ai shkakton, COVID-19, kërkon prej të gjithëve ne, dhe sidomos prej më të rinjve pak, shumë pak.Nuk kërkon sakrifica të mëdha, por pak më shumë vigjilencë në përditshmërinë tonë.
Kërkon që ta jetojmë ditën, si njerëz të përgjegjshëm, me merakun se çdo pakujdesi e vogël, mund të na bëjë bartës të një sëmundjeje, që më pas ua transmetojmë prindërve, gjyshërve, më të dobtëve. Kërkon që të heqim dorë për ca kohë – deri kur pandemia të jetë mposhtur prej komunitetit mbarëbotëror të mjekëve dhe shkencëtarëve- nga grumbullimet dhe festat në turma, që sot janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit. Kërkon që ta shohim distancimin fizik, jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’ua treguar edhe më fort dashurinë. Duke i mbrojtur.
Kërkon që të përdorim maskën atje ku distancimi është i pamundur, dhe të zbatojmë rregullat e higjenës kudo e çdo çast që e kemi të mundur.
NORMALITETI I RI kërkon nga ne pak, shumë pak.
Disa rregulla të thjeshta, por JETËSHPËTUESE!

Ndërkohë, sot kanë rezultuar të infektuar kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti Ralf Gjoni. Më herët u infektua me COVID-19, Adriatik Alimadhi. Sakaq javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të prekurve. Deri më tani janë humbur jetën 144 persona dhe janë të infektuar 1991 të tjerë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll