Aktualitet

Veliaj i infektuar me COVID-19/ Meta: Shërim sa më të shpejtë, duhet të strategji më efikase për këtë pandemi

28 Korrik 2020, 08:33 Nga DOSJA
Veliaj i infektuar me COVID-19/ Meta: Shërim sa më të

TIRANË- Presidenti i vendit Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë kreut të bashkisë Tiranës, Erion Veliajt. Ndërkohë kreu i shtetit bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat për COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai thekson se duhet një strategji më efikase për të përballuar këtë pandemi.

“Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësisht edhe të numrit të viktimave, shtrojnë si domosdoshmëri një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e bëra publike për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.”, shprehet Meta. 

Postimi i plotë:

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj dhe shëndet të plotë familjes së tij, apeloj me forcë rëndësinë jetike të respektimit të protokolleve shëndetësore, si dhe rritjes së efikasitetit të masave mbrojtëse përmes ndërgjegjësimit, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë COVID-19. Ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur, fatkeqësisht edhe të numrit të viktimave, shtrojnë si domosdoshmëri një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë udhëzimet e bëra publike për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Gjithashtu, është tepër e nevojshme garantimi i masave mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.

Ky reagim i Metës vjen, pasi sot Erion Veliaj njoftoi se është infektuar me COVID-19. Kreu i Bashkisë tha se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Veliaj është politikani i dytë që preket nga COVID-19, pas Adriatik Alimadhit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj ilir meta erion veliaj ilir meta

Sondazh

Poll