Aktualitet

Tentoi të vriste me sende të forta katër persona, arrestohet pas 5 vitesh i riu nga Korça (EMRI)

28 Korrik 2020, 08:20 Nga DOSJA
Tentoi të vriste me sende të forta katër persona, arrestohet pas

KORÇË- Policia e Shtetit ka arrestuar 26-vjeçarin Muhamet Bedulla, i cili ishte shpallur nër kërkim për krime të kryera kundër jetës së personit.

26-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 10 vite burg për një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, ku pas një konflikti për motive të dobëta, pasi ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas.

NJOFTIMI I PLOTË:

Korçë/Informacion

Finalizohet me sukses operacioni “Kulla e Hirit”. Operacioni nga strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Komisariati i Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Vihet në pranga 26-vjeçari, i dënuar me 10 vite burg, i cili në vitin 2015, tentoi të vriste me sende të forta katër shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër jetës së personit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kulla e Hirit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: Muhamet Bedulla, 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”). Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet muhamet bedulla korce muhamet bedulla arrestohet muhamet bedulla korce muhamet bedulla

Sondazh

Poll