Bota

Eksperti italian jep paralajmërimin e FORTË: Italia mund të përballet me valën e re të koronavirusit në…

27 Korrik 2020, 16:59 Nga DOSJA
Eksperti italian jep paralajmërimin e FORTË: Italia mund të

ITALI– Profesor Andrea Chrysantini, mikrobiolog në Universitetin e Padovës,  ka paralajmruar se Italia mund të përballet me një valë të re të pandemisë COVID-19  në gusht të këtij viti, kjo pasi së ditët e fundit ka pasur një rritje rastesh.

“Duke parë numrin e vendeve pranë nesh, dikush mendon se do të kemi probleme me koronavirusin jo në tetor-nëntor, siç ishte supozuar, por tashmë në fund të gushtit”– tha ai.

Profesori Chrysantini thotë se është e pazakontë që një numër relativisht i vogël i të infektuarve regjistrohen tani në Itali, ndërsa situata në të gjitha vendet fqinje është e ndryshme dhe numri i të infektuarve po rritet.

“Unë nuk do të doja të përhapja pesimizëm, por kam disa dilema. Mund të jemi më të mirët, por është gjithashtu e mundur që ne nuk do të testojmë gjithçka që duhet. Testimi masiv sigurisht që kushton para, por nënvlerësimi i rrezikut të ri-përhapjes së infeksionit mund të na kushtojë shumë më tepër, si financiarisht ashtu edhe në jetën e njerëzve”   tha profesori Chrysantini.

Burimi: .fanpage.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andrea chrysantini koronavirusi ne itali andrea chrysantini koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll