Bota

“ Rrethim mbi arabët dhe jo…”/ Sulmohet xhamia në Bregun Perëndimor, zjarr dhe shkrime hebraike në muret e saj, revolt

27 Korrik 2020, 15:23 Nga DOSJA
“ Rrethim mbi arabët dhe jo…”/ Sulmohet xhamia në

IZRAEL-Një xhami në qytetin Al-Bireh të Bregun Perëndimor është sulmuar mëngjesin e sotëm nga persona të cilët nuk janë identifikuar.

Sipas mediave të huaja xhamia ka pësuar dëme të mëdha të shkaktuar nga zjarri dhe në murët e xhamisë janë gjetur shkrime në gjuhën hebraike që thonin “ Rrethim mbi arabët dhe jo mbi hebrenjt”, “ Toka e Izraelit për popullin tim”.

Ministri izraelit, Amir Peretz ka reagur ashpër  në lidhje me incidentin bërë thirrje që “kriminelët dhe urrejtësit” përgjegjës për flakën në qytetin Al-Bireh të nxirren para drejtësisë.

Ndërkohë Ministria Palestineze e ccështjeve Fetare dhe Kryenegociatori Palestinez Saeb Erekat kanë akuzuar kolonët hebrenj për vendosjen ezjarrit në xhami.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, dhe më shumë se 400,000 kolonistë tani jetojnë atje midis rreth 3 milion palestinezëve.

Burimi:.aa.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota al-bireh digjet xhamia al-bireh digjet xhamia

Sondazh

Poll