Bota

Këshilltari i sigurisë kombëtare i Donnald Trump rezulton pozitiv me Covid-19

27 Korrik 2020, 15:02 Nga DOSJA
Këshilltari i sigurisë kombëtare i Donnald Trump rezulton pozitiv

SHBA-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA Robert O’Brien ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin se zyrtari më i lartë i administratës Trump është infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse e ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë.

Në njoftimin për shtyp të Shtëpisë së Bardhë  thuhet se O’Brien ka simptoma të lehta dhe ndodhet në vetëizolim ndërkohë që po punon nga një vendndodhje e sigurt jashtë Shtëpisë së Bardhë. Po ashtu thuhet  se kohët e fundit ai nuk është takuar  me  presidentin Trump. Mediat e huaja bëjnë me dije se paraqitja e tyre e fundit publike së bashku ishte mbi dy javë më parë gjatë një vizite në Komandën Jugore të SHBA në Miami në 10 korrik.

Sakaq është bërë me dije se Puna e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vazhdon pa ndërprerë.

Burimi: CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donadl trump koronavirusi ne shba robert o'brien donadl trump koronavirusi ne shba robert o'brien

Sondazh

Poll