Bota

Mbaron afati 72 orësh, Ambasada Amerikane në Chengdu mbyll dyert

27 Korrik 2020, 15:14 Nga DOSJA
Mbaron afati 72 orësh, Ambasada Amerikane në Chengdu mbyll dyert

SHBA- Ditën e sotme është mbyllur Ambasada Amerikane në Chengdu pas skadimit të afatit 72 orësh nga Kina. Kina urdhëroi mbylljen e saj si një përgjigje ndaj  SHBA-së e cila urdhëroi  mbylljen e konsullatës kineze në Houston, Texas javën e kaluar. Mësohet se, personeli është parë duke dalë nga ndërtesa,  policia hoqi një pengesë rrugore që kishte kufizuar hyrjen në objektin Chengdu dhe një flamur amerikan është ulur.

Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Komuniste Kineze dhe do të përpiqemi të vazhdojmë kontaktet tona me njerëzit në këtë rajon të rëndësishëm përmes postimeve tona në Kinë,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit

Ambasada amerikane publikoi një video në gjuhën kineze ku thuhej: Konsullata amerikane në Chengdu ka promovuar me krenari mirëkuptimin e ndërsjellë midis amerikanëve dhe njerëzve në Sichuan, Chongqing, Guizhou, Yunnan dhe Tibet që nga viti 1985. Do të na mungojë përgjithmonë.

Konflikti SHBA-Kinë është në nivelin më të keq si pasojë e mosmarveshjeve për tregtinë, teknologjinë ,pandemia e COVID-19, pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut dhe ligji i miratuar për Hong-Kongun.

Burimi; BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ambasada amerikane në chengdu ambasada amerikane në chengdu

Sondazh

Poll