Bota

U konfirmuan tre raste me Covid-19, Vetnami do të evakuojë 80 mijë njerëz nga vendi

27 Korrik 2020, 16:41 Nga DOSJA
U konfirmuan tre raste me Covid-19, Vetnami do të evakuojë 80

VIETNAM– Autoritetet e Vietnamit do t’i evakuojnë 80 mijë njerëz, shumica turistë, nga qyteti i njohur për turistë, Danang, pasi tre banorë dolën pozitivë  me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur qeveria  duke thënë se procesi i evakuimit do të zgjasë së paku katër ditë dhe do të bëhet përmes linjave të brendshme ajrore me rreth 100 fluturime në ditë nga qyteti Danang në 11 qytete të tjera brenda vendit.

Vietnami ka vendosur masa të rrepta të karantinës dhe ka kryer testime masive gjatë pandemisë, duke e mbajtur numrin e personave të infektuar. Deri më tani në Vietnam ka shkuar në  420 raste dhe nuk ka humbur jetën asnjë person. Vietnami ende nuk i ka hapur dyert për turistët e huaj.

Burimi: CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne vietnam koronavirusi ne vietnam

Sondazh

Poll