Bota

U infektua me Covid-19/ Vdes ministri i shëndetësisë në shtetin Meksikan

27 Korrik 2020, 16:24 Nga DOSJA
U infektua me Covid-19/ Vdes ministri i shëndetësisë në

MEKSIKË- Ministri i shëndetësisë në në shtetin e Meksikës Chihuahua , Dr.Jesus Grajeda ka ndërruar jetë për shkak të infektimit nga koronavirusi.

Siapas mediave të huaja Dr. Grajeda është testuar për Covid-19 pasi ka shfaqur simptoma dhe   pas problemeve me frymëmarrjen ishte shtruar në spital para 2 javëve. Mediat e shtojnë se  ai nuk mundi dot të mbijetonte kundër sëmundjes  vdekjeprurëse dhe fatëkeqësisht ditën e sotme ka ndërruar jetë.

Pak kohë më parë ai kishte shkruar në rrjetet sociale se ndihej shumë keq.

“Unë nuk kam asnjë fjalë për të shprehur trishtimin e thellë që ndjej në këto momente”-, shkroi guvernatori i Chihuahua Javier Corral në ‘Facebook’

Deri më tani në Brazil janë regjistruar 385,000 raste me koronavirus  dhe 43.500 vdekje.

Burimi:.reuters.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr.jesus grajeda koronavirusi ne meksike dr.jesus grajeda koronavirusi ne meksike

Sondazh

Poll