Bota

Rasti i parë në Mbretërinë e Bashkuar/ Macja shtëpiake infektohet me kornavirus nga pronari i saj

27 Korrik 2020, 15:42 Nga DOSJA
Rasti i parë në Mbretërinë e Bashkuar/ Macja shtëpiake

BRITANI– Një mace shtëpiake ka rezultuar pozitivë me koronavirus sipas autoriteteve duke u bërë kështu rasti i parë që një kafshë në Mbretërinë e Bashkuar rezulton e infektuar.

Sipas mediave britanike rasti i maces me koronavirus u konfirmua pas testeve në laboratorin e Agjencisë së Shëndetit të Kafshëve dhe Bimëve (APHA) në laboratorin në Ëeybridge të mërkurën më 22 korrik. Mediat shtojnë se ajo ëshët infektuar nga të zotët e saj por që tashmë të gjithë janë mirë.

“Të gjitha provat në dispozicion sugjerojnë që macja u infektua nga pronarët e saj të cilët kishin rezultuar pozitiv me COVID-19.” –thanë laburantët.

Mediat kanë raportuar se macja nuk ka patur smptoma të rënda dhe nuk besohet se sëmundjen e ka transmetuar tek kafshët e tjera apo tek njerëzit.

Ndërkohë Yvonne Doyle, drejtoreshë mjekësore në Public Health England, tha se edhe pse shtë rastii  parë kjo nuk duhet të përhap panik.

Ky është rasti i parë pozitiv me koronavirus i maceve shtëpiake në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk duhet të jetë shkak për alarm. Sipas hetimeve infeksioni është përhapur nga njerëzit te kafshët, dhe jo anasjelltas. Nuk ka asnjë provë që kafshët shtëpiake mund të transmetojnë virusin te njerëzit”.– tha ajo.

Megjithatë, në përputhje me këshillat e përgjithshme për luftën kundër koronavirusit, duhet të lani duart rregullisht, para dhe pas kontaktit me kafshët.

Burimi:.theguardian

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota infektohet macja me koronavirus koornavirusi ne britani infektohet macja me koronavirus koornavirusi ne britani

Sondazh

Poll