Bota

Origjina e Covid-19, doktori kinez befason me deklaratën: Zyrtarët lokalë të Wuhanit fshehën shkallën e shpërthimit të k

27 Korrik 2020, 14:22 Nga DOSJA
Origjina e Covid-19, doktori kinez befason me deklaratën: Zyrtarët

KINË– Një doktor kinez i cili diagnostikoi rastet e para me koronavirus në Kinë është shprehur për mediat e huaja beson që zyrtarët lokalë të Wuhanit mbuluan shkallën e shpërthimit të këtij virusi në fillim. Profesor Kowk-Yung Yuen i cili ka ndihmuar në hetimet në Ëuhan është shprehur se janë shkatërruar dëshmitë fizike dhe përgjigjja ndaj gjetjeve klinike ka qenë e ngadaltë.

“Kur shkuam në supermaketin Huanan, sigurisht nuk kishe çfarë të shihje sepse marketi ishte pastruar, kështu që nuk mund të identifikonim asgjë. Dyshoj se janë bërë fshehje lokale. Zyrtarët lokalë që supozohet të japin menjëherë informacionin, nuk e kanë lejuar një gjë të tillë ashtu sic duhet”-është shprehur profesor Yuen.

Kina ka qenë një nga vendet që është kritikuar se ka fshehur të dhënat për pandeminë e Covid-19 dhe nuk e ka bërë publike në momentin që është shpiku sëmundja.  Megjithatë, Kina ka mohuar vazhdimisht akuzat se fshehu informacione për ashpërsinë e këtij virusi.

Kina ka raportuar shifra më të larta që prej muajit prill, kur raportoi se vuri virusin nën kontroll. Si përgjigje, zyrtarët kinez kanë nisur testimet masive në Ksinjang dhe rajonet tjera fqinje.

Burimi: .dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë kowk-yung yuen koronavirusi në kinë kowk-yung yuen

Sondazh

Poll