Bota

Alarmohet OBSH: Pandemia e koronavirusit është urgjenca më e rëndë globale…

27 Korrik 2020, 14:10 Nga DOSJA
Alarmohet OBSH: Pandemia e koronavirusit është urgjenca më e

Kreu i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ditën e sotme në një konferencë për shtyp është shprehur se pandemia e koronavirusit është urgjenca më e rëndë globale me të cilën është përballur organizata. Ndër të tjera ai është shprehur se vetmja gjë me të cilën mund të luftojmë është zbatimi i rregullave parandaluese.

“Vetëm me respektimin e rreptë të masave shëndetësore, nga mbajtja e maskave deri në shmangien e turmave, bota do ta mundë atë. Aty ku ndiqen këto masa, numri i rasteve ulet. Aty ku nuk janë, rastet rriten,” tha Tedros ku ndër të tjera ai ka përgëzuar punën që ka bërë Kanadaja, Kina, Gjermania dhe Korenë e Jugut për menaximinë e situatën e epidemisë. Ai ka shtuar po ashtu se e rëndësishme gajtë kësaj kohe është shpitimi i jetëve.

Ne duhet të shtypim transmetimin, por në të njëjtën kohë duhet të identifikojmë grupet e cenueshme dhe të shpëtojmë jetë, duke mbajtur nivelet e vdekjeve nëse është e mundur në zero, nëse jo në minimum,” tha ai.

Ndërsa, kreu i programit të urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, tha se tani është e rëndësishmë që kombet në të gjithë botën të vazhdojnë me implementimin e masave kufizuese si dhe distancës fizike.

“Ajo që është e qartë është se presioni ndaj virusit ul numrat. Lëshojeni këtë presion dhe më rastet do vijojnë të rriten “tha ai, duke pranuar, se është praktikisht e pamundur që kombet të mbajnë kufijtë mbyllur për të ardhmen e parashikueshme.

Burimi;Ruters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus koronavirusi ne bote tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll