Bota

Situatë dramatike me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 8 viktima dhe 276 raste të reja

27 Korrik 2020, 13:33 Nga DOSJA
Situatë dramatike me COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 8 viktima

KOSOVË – Situata me COVID-19 në Kosovë është përkeqësuar së tepërmi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 276 raste pozitive me COVID-19, nga 400 testime.

Gjithashtu kanë humbur jetën edhe 8 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave në 185. Po ashtu kanë fituar betejën me koronavirusin, 153 persona. Aktualisht në Kosovë janë 3201 raste aktive.

Postimi i plotë

“Numri total i rasteve pozitive është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 185 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.027 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.201.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll