Bota

Maqedonia e Veriut me bilanc pozitiv, sot më shumë të shëruar se të infektuar të rinj

27 Korrik 2020, 13:49 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut me bilanc pozitiv, sot më shumë të

MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se në 24 orët e fundit janë regjistraur dhe 128 raste të reja me COVID-19. Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se janë kryer 1025 testime dhe po ashtu 6 persona kanë humbur jetën, katër pacientë nga Shkupi, një pacientë nga Kërçova dhe një Struga.

Më tej shtohet se 137 pacientë të shëruar. Deri më tani janë bërë 96194 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 10213. Numri i të shëruarve ka arritur në 5564, numri i të vdekurve është 466, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4183.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut masat kunder covid 19 koronavirusi ne maqedonine e veriut masat kunder covid 19

Sondazh

Poll