Bota

Prishtina kërkesë zyrtare “Apple”: Vendosni Kosovën në hartë, ofendim për qytetarët tanë (LETRA)

27 Korrik 2020, 12:07 Nga DOSJA

PRISHTINE- Ministrja e Punëve të Jashme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj, i ka kërkuar zyrtarisht në emër të shtetit të Kosovës, kompanisë Apple të njohë kufijtë e vendit. Haradinaj ka publikuar në rrjetet sociale, një letër që i ka dërguar zyrtarisht shefit të kompanisë amerikane Apple, Tim Cook, për shtimin e Kosovës në hartën dixhitale të të gjithë telefonave Ios, (program operimi).  Ndër të tjera, ajo ka shkruar se mosnjohja e kufijve të Kosovës në hartë është një ofendim ndaj shtetit të ri dhe qytetarëve.

“Shërbimet eApple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës,  që janë tashmë të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor. Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë”- ka shkruar ajo në letër.

 

Në postimin e saj në Twitter, ajo shkruan se pret që të merret vendimi i duhur.

Postimi i Meliza Haradinaj-Stublla në Twitter

“Më 23 korrik, unë kam shkruar një letër zyrtare kërkese për , @Apple CEO
@tim_cook Për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të paraqitur saktë kufijtë e njohur # ndërkombëtarisht të Kosovës në Shërbimin e saj AppleMaps. Pritet veprimi i duhur.”,-thotë ajo. 

Kosova ka përkrahur fort kauzën e ngritur në rrjet, që është konkretizuar edhe në një peticion që deri më tani ka arritur në mbi 100 mijë firma online, e po ashtu në rrjetet sociale vazhdon të bëjë thirrje për një reflektim nga gjiganti i prodhimit të telefonave, për të përfshirë Kosovën në hartë.

Por ka qenë postimi i Dua Lipës, me flamurin “Autochthonous” që ka sjellë një kundër-reagim nga ikona e muzikës serbe, Svetlana Ceca Raynatovic, e njohur si “Ceca” e cila e quajtën Dua Lipën injorante dhe fëmijë. Ikonat e ekranit në Serbi e Kosovë kanë nisur tashmë debatin.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni meliza haradinaj peticioni kunder apple meliza haradinaj peticioni kunder apple

Sondazh

Poll