Aktualitet

E RËNDË në Lushnje/ Arrestohet 56-vjeçari, përdhunoi 33-vjeçaren, kur u ekzaminuar zbuloi se ishte 8-muajshe shtatzënë

27 Korrik 2020, 10:50 Nga DOSJA
E RËNDË në Lushnje/ Arrestohet 56-vjeçari, përdhunoi

LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një 56-vjeçar me iniciale E.B., akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një grua shtatzënë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

56-vjeçari është arrestuar nga Policia e Shtetit pas denoncimit të bërë në rajon, ndërsa e reja nga egzaminimet e bëra tek mjekët ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia bën me dije se, më datë 24.07.2020, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan shtetasin E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga egzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje perdhunimi ne lushnje lushnje perdhunimi ne lushnje

Sondazh

Poll