Aktualitet

Kërkon të japë shfaqje në truallin e TK, Budina letër të hapur Ramës: Do të jetë konform rregullave ndaj COVID-19

27 Korrik 2020, 09:20 Nga DOSJA
Kërkon të japë shfaqje në truallin e TK, Budina letër

TIRANW-Regjisori dhe aktori Edmond Budina i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të zhvillojë një shfaqje në truallin e Teatrit të shembur. Budina është shprehur se shfaqja do të jetë konform rregullave të COVID-19.

Më tej ai shtoi, se është i gatshëm t’ja tregojë skaletën kryeministrit, nëse është në praktikën e tij. Gjithashtu Budina ftoi Ramën që të jetë pjesëmarrës në shfaqje si spektator.

 

Pjesë nga letra e Budinës

Shqyrja që i bëtë teatrove dhe me protestuesit brenda lemerisin opinionin, jo rastësisht shtypi botëror e cilësoi si akt barbar. Nuk mund ta kuptoj si u shembën 3 salla teatrti 80 vjeçare, që kishin gjetur fonde për restaurimin. Ju kërkoj të më lejoni të jap një shfaqje në truallin e Teatrit Kombëtar. Ju siguroj që nuk do të ketë eksploziv molotov por vetëm art, shfaqja do të jetë konform rregullave dhe protokolleve të msh për covid-19, duke marrë në konsideratë distancimin fizik. si qytetar i këtij vendi që do të shmang një përplaje mes policisë dhe forcave paramilitare dhe qytetarëve nga ana tjetër. ju kërkoj atë hapësirë publike me qëllim të bëjë art. Nëse është në rutinë që të kontrolloni skaletën, jam i gatashëm t’ja vë në dispozicion, nuk hezitoj t’ju ftoj në shfaqje si spektator. Shpresoj një përgjigje pozitive

Budina ka sqaruar, se shfaqja do të quhet “Profeti i Kokoshkave”.

(g.sh./dosa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina leter te hapur rames edmond budina edmond budina leter te hapur rames

Sondazh

Poll