Aktualitet

U dërgua me temperaturë të lartë në spital, vdes nga COVID-19 shoferi i Spiropalit: U prehsh në paqe, njeri i mirë!

27 Korrik 2020, 09:00 Nga DOSJA
U dërgua me temperaturë të lartë në spital, vdes nga

TIRANË- COVID-19 i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Gani P., gardist, 58 vjeç ka ndërruar jetë pas një temperature të lartë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Për gati një viti e gjysmë ai ka shërbyer si shofer i Spiropalit e cila ka ndarë me publikun edhe ndjesitë pas vdekjes së tij.

Viktima ka shfaqur dy ditë më parë simptomat e COVID-19 dhe situata sa ka ardhur duke u përkeqësuar. Ai ka shkuar me temperaturë të lartë në spital, por për fat të keq nuk ka mundur dot që të shpëtojë.

Ende nuk ka një konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë për rastin. Gardisti bëhet kështu viktima e 140 nga COVID-19 në Shqipëri dhe pritet të raportohet në përditësimin ditor të të dhënave që bëhet nga autoritetet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes shoferi i elisa spiropalit vdes shoferi i elisa spiropalit

Sondazh

Poll