Aktualitet

Muzikë live pa frikë nga COVID-19, gjobitet me 1 milion lekë pronari i lokalit në Durrës, dy të proceduar

27 Korrik 2020, 09:23 Nga DOSJA
Muzikë live pa frikë nga COVID-19, gjobitet me 1 milion lekë

DURRËS– Policia e Shtetit ka gjobitur me 1 milion lekë, administratorin e një lokali, i cili mbante hapur lokalin e tij me muzikë live edhe pas orës 20:00. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy persona, të cilët kishin zaptuar hapësirën publike duke vendosur shezlongë. 

Nën hetim janë marrë: B. T., 49 vjeç dhe E. Sh., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm.

NJOFTIMI I PLOTË:

Manzë/Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu ka proceduar penalisht, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, edhe dy shtetas, të cilët janë evidentuar gjatë kontrolleve në plazhe për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Njësinë Administrative Ishëm, një lokal që ushtronte aktivitet me muzikë live, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për këtë subjekt me pronar shtetasin A. E., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
_

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapësirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit:

-B. T., 49 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm.

-E. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Shetaj u konstatua se shtetasit e mësipërm kishin zënë me shezlongë, një sipërfaqe të plazhit publik, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres ndalimi i muzikes pas ores 20 policia e durresit durres ndalimi i muzikes pas ores 20 policia e durresit

Sondazh

Poll