Aktualitet

Raste të reja me të infektuar në Lezhë, dalin pozitivë me Covid-19 dy nënkryetarët e Bashkisë, ja gjendja e tyre

27 Korrik 2020, 09:12 Nga DOSJA
Raste të reja me të infektuar në Lezhë, dalin pozitivë

LEZHË– Dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës kanë rezultuar pozitivë në tamponin e bërë për Covid-19. Mësohet se dy nënkryetarët e Bashkisë janë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të vetëizoluar në banesat e tyre.

Ndërkohë që ka nisur hetimi epidemiologjik për të gjitha kontaktet e dy nënkryetarëve, të cilët ende nuk dihet se ku janë infektuar nga pandemia.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, dje janë shënuar katër viktima duke e çuar totalin në 138 viktima. Ndërsa numri total i të infektuarve në vend që prej rasteve të para të shënuara në mars ka shkuar në 4763.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi lezhe koronavirusi ne lezhe koronavirusi ne shqiperi lezhe

Sondazh

Poll