Aktualitet

Bashkëshorti i gjyqtares del pozitiv me Covid-19, ‘mbyllet’ gjykata e Lushnjes, nisin testimet

27 Korrik 2020, 09:25 Nga DOSJA
Bashkëshorti i gjyqtares del pozitiv me Covid-19, ‘mbyllet’

LUSHNJE– Koronavirusi ka depërtuar në Gjykatën e Lushnjës. Institucioni i drejtësisë ka pezulluar punën pasi një punonjës është infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Mësohet se personi që është konfirmuar pozitiv me Covid-19, është bashkëshorti i një prej gjyqtareëve. Për shkak të kontakteve që të dy kanë në institucion, stafi është karantinuar dhe priten të bëhen teste për të tjerët, për të parë nëse edhe ata janë të infektuar nga pandemia.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, dje janë shënuar katër viktima duke e çuar totalin në 138 viktima. Ndërsa numri total i të infektuarve në vend që prej rasteve të para të shënuara në mars ka shkuar në 4763.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e lushnjes koronavirusi ne lushnje koronavirusi ne shqiperi gjykata e lushnjes koronavirusi ne lushnje koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll