Sekuestrohet kanabis në Vlorë, arrestohen dy persona, 2 të tjerë në kërkim, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
27 Korrik 2020, 10:19Nga DOSJA
VLORË -Policia ka asgjesuar disa fidanë kanabis në një ambient të hapur në malin e Pleshovicës në Selenicë. Në vijim të operacionit janë arrestuar A.K. dhe P.Z., të dy 27 vjeç.
Gjithashtu ka nisur procedimi për K.Ll., 47 vjeç, kryeplak i fshatit Vërmik, A.K., 55 vjeç, inspektor pyjesh dhe P.A. 56 vjeç. Njëkohësisht janë shpallur në kërkim E.A. 35 vjeç dhe E.A. 32 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Vlorë. Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Finalizohet operacioni i koduar “Pleshovica”. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Vlorë. Policia ka vënë në pranga 2 shtetas, ka proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë. Policia e Vlorës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me strukturat e saj dhe nën drejtimin e Prokurorisë, ka finalizuar me sukses operacionin antikanabis të koduar “Pleshovica”. Gjatë operacionit, në një ambient të hapur në malin e Pleshovicës, Bashkia Selenicë, janë gjetur dhe asgjësuar disa bimë dhe fidanë të dyshuara si cannabis sativa. Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale shtetasit e dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme, konkretisht: Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe dhe P. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, Vlorë. Janë proceduar penalisht shtetasit:
• K. Ll., 47 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë kryetar i fshatit Vërmik, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastin dhe nuk ka bërë kallëzim në organet e Policisë.
• A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Ramicë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatin Vërmik, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll territori në zonën në fjalë.
• P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, pasi dyshohet se është implikuar në këtë veprimtari të paligjshme dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Janë shpallur në kërkim shtetasit E. A., 35 vjeç dhe E. A., 32 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë Alaudin Malaj ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqsor. Dorëheqja e tij ka ndodhur pak kohë par...
TIRANË– Dënohet me 6 muaj burg ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Klodian Duro. Ai akuzohet për “dhunë në familje” dhe “përndjekje”, megjithatë ka...
LUSHNJE– Koronavirusi ka depërtuar në Gjykatën e Lushnjës. Institucioni i drejtësisë ka pezulluar punën pasi një punonjës është infektuar nga pandemia e koronav...
DURRËS– Policia e Shtetit ka gjobitur me 1 milion lekë, administratorin e një lokali, i cili mbante hapur lokalin e tij me muzikë live edhe pas orës 20:00....
LEZHË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me nga 1 milion lekë gjobë, administratorët e katër lokaleve në Lezhë pasi në subjektin e tyre kishin organizua...
TIRANW-Regjisori dhe aktori Edmond Budina i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që të zhvillojë një shfaqje në truallin ...
LEZHË– Dy nënkryetarët e bashkisë së Lezhës kanë rezultuar pozitivë në tamponin e bërë për Covid-19. Mësohet se dy nënkryetarët e Bashkisë janë në shtëpi n...
TIRANË- COVID-19 i merr jetën shoferit të ministres së Shtetit, Elisa Spiropali. Gani P., gardist, 58 vjeç ka ndërruar jetë pas një temperature të l...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së reporterit të CDU/CSU Christian Schmidt, i cili tërhoqi vëmendjen për të mos bërë veprime të njëa...