Aktualitet

Tjetër largim nga drejtësia! Jep dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj

27 Korrik 2020, 10:12 Nga DOSJA
Tjetër largim nga drejtësia! Jep dorëheqjen gjyqtari i

TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë Alaudin Malaj ka paraqitur dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqsor. Dorëheqja e tij ka ndodhur pak kohë para se ai t’i nënshtrohej procesit të Vettingut.

Malaj i ka dërguar një letër Kolegjit të Lartë të Gjyqësorit duke e argumentuar dorëheqjen e tij me nisjen e një marrëdhënie të re pune nga data 1 gusht. Ndër rreshta, gjyqtari përmend fillimin e karrierës së tij, duke u shprehur se ka respektuar gjithmonë Kushtetutën.

Ka qënë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua që të ushtroj detyrën e gjyqtarit në Republikën e Shqipërisë prej viti 1993 deri aktualisht. Vendimi për të filluar këtë profesion, më shumë se 27 vjet më parë ka qenë vendimi më i rëndësishëm për mua dhe familjen time. Kanë qënë vite të mbushura me sfida të jashtëzakonshme në periudha shumë të vështira që ka kaluar vendi ynë përgjatë tranzicionit. Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur. Askush nuk është i pagabueshëm, as unë, por i kam qëndruar besnik Kushtetutës,”-shkruan Malaj në letrën e tij.

Para tij, dorëheqjen nga posti i gjyqtarit e ka dhënë edhe kolegu i Malajt, Gjin Gjoni, po ashtu pak ditë para Vettingut. Sipas Gjonit, dorëheqja kishte ardhur pasi ai nuk besonte se do të përballej me gjykim të drejtë nga trupa e KPK-së.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alaudin malaj dorehiqet alaudin malaj alaudin malaj dorehiqet alaudin malaj

Sondazh

Poll