Aktualitet

Reagimi i “Gjermanisë” për “5 qershorin”, Meta: Koha për të dëgjuar avokatët më të besuar!

27 Korrik 2020, 08:33 Nga DOSJA
Reagimi i “Gjermanisë” për “5 qershorin”,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së reporterit të CDU/CSU Christian Schmidt, i cili tërhoqi vëmendjen për të mos bërë veprime të njëanshme me ndryshimin e kushtetutës dhe heqjen e të drejtës për koalicione parazgjedhore.

Në postimin e tij, Meta shkruan se është koha të dëgjohen avokatët më të besueshëm që sipas tij janë të “investuar” për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Koha për t’i dëgjuar avokatët më seriozë dhe më të besueshëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë!”,- shkruan presidenti.

Ditën e sotme reporteri për Shqipërinë në grupin parlamentar CDU-CSU, Christian Schmidt, është shqetësuar nga veprimet e kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme Kushtetutën. Ai ka bërë thirrje, se ndryshimi i Kushtetutës duhet të ndodhë, vetëm nëse bien dakord partitë brenda dhe jashtë parlamentit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet angela merkel christian schmidt ilir meta rama ndalon koalicionet angela merkel christian schmidt ilir meta rama ndalon koalicionet

Sondazh

Poll