Aktualitet

Sot kishte seancën në KPA, Donika Prela nuk shkon, çon raport: E kam të pamundur…

27 Korrik 2020, 07:27 Nga DOSJA
Sot kishte seancën në KPA, Donika Prela nuk shkon, çon raport:

TIRANË– Ish-drejtuesja e ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka kërkuar shtyrjen e seancës ndaj saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Prelaka paraqitur një raport dy javor dhe ka njoftuar se nuk do të jetë e pranishme në seancë.

“E kam të pamundur paraqitjen në seancë. Kam probleme shëndetësore. Duke qenë se e kam të pamundur të jem në seancë, kërkoj shtyrjen e saj”, mësohet të jetë justifikuar  Prela.

Mësohet se trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi shtyrjen e seancës për në 5 shtator.

Gjatë seancës së fundit, Prela ka kërkuar largimin e dy gjyqtareve Natasha Mulaj dhe Ina Rama nga shqyrtimi i vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që e konfirmoi në detyrë prokuroren, pasi ka konflikt interesi. Për ish-kryeprokuren e Përgjithshme, Prela tha se i ka hetuar mbesën, Izabela Demiraj, që siç rrëfeu ajo, ka kërkuar që të punësohet në Gjykatë si psikologe, por pas hetimeve, ajo i ka zbuluar se kishte diplomë false.

E më tej, rrëfeu edhe ngërçin me anëtaren tjetër të trupës gjykuese të KPA, Natasha Mulaj, që siç tha Prela, ka hetuar vëllezërit e saj, por nuk e ka ditur që ata kanë qenë vëllezërit e Mulajt. Kërkesat e saj ndërkohë nuk u morën parasysh nga KPA dhe vendosën që Prela do të gjykohet nga e njëjta trupë.

Donika Prela u konfirmua në detyrë në muajin shkurt, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Nga verifikimet e kryera, nuk kishte rezultuar asnjë parregullsi në deklarimin e pasurisë.  Por, Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në shkallën e dytë të vettingut, KPA.

(k.m./g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela shtyhet seanca ndaj donika preles donika prela shtyhet seanca ndaj donika preles

Sondazh

Poll