Aktualitet

E dhunoi fizikisht ish-gruan dhe më pas e hodhi nga kati i dytë, zbulohet shkaku i ndarjes së çiftit në Patos

27 Korrik 2020, 07:33 Nga DOSJA
E dhunoi fizikisht ish-gruan dhe më pas e hodhi nga kati i dytë,

FIER-Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Patos të Fierit ku një 47-vjeçar me iniciale S.Rr., u fut me forcë në banesën e ish-bashkëshortes së tij dhe më pas e hodhi nga kati i dytë.

E.S., 38 vjeç,ka marrë dëmtime serioze në trup, por është jashtë rrezikut për jetën. Prej kohësh ajo ishte ndarë nga bashkëshorti dhe jetonte me të afërmit e saj. Mësohet se shkak për ndarjen është bërë pëikërisht dhuna fizike që 47-vjeçari ushtronte ndaj saj. Për këtë arsye ajo kishte marrë edhe urdhër-mbrojtje.

Ditën e djeshme, 47-vjeçari shkoi tek banesa ku ajo jetonte dhe pas një konflikti verbal filloi ta godiste dhe më pas e hodhi nga kati i dytë. Ai u arrestua menjëherë nga policia dhe pritet të dalë para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Edhe pse ai shfaqi pendesë, ky fakt nuk do të lehtësojë rrethanat e tij. Ndaj tij rëndojnë veprat penale; Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri dhunon ish-gruan ne fier burri dhunon ish-gruan ne fier

Sondazh

Poll