Konsensusi i 5 qershorit në Këshillin Politik për Kodin Zgjedhor, ja 7 ligjet që do ndryshojnë
26 Korrik 2020, 10:42Nga DOSJA
TIRANË- Produkti i këshillit politik në funksion të marrëveshjes së 5 qershorit dhe zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR konsistonte ne: 1. Miratimin e amendimeve në ligjin ekzistues zgjedhor që do shërbejë për dy proceset e ardhshme elektorale.
2. Miratimin e amendimeve në 7 ligje të tjera përmes të cilave sanksionohen masa që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODHIR, por edhe shqetësimet e opozitës jashtëparlamentare përtej thjesht rekomandimeve. Këtu përfshihen ndërhyrje në kodin penal, kodin e procedurës penale, ligjin e sinjalizuesve, ligjin e partive politike, ligjin për policinë, ligjin për prokurorinë, ligjin për statusin e gjyqtarëve.
3. Ligji i ri zgjedhor i cili do duhet të miratohet tani dhe hyn në fuqi për të ardhmen në 2023, pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore. Pika e parë është votuar tashmë në Kuvend në 23 Qershor, pra amendimet e kodit zgjedhor ekzistues sipas marrëveshjes së 5 Qershorit. Pika e dytë, shtatë ligjet morën dakordësinë finale nëmbledhjen e këshillit politik, të datës 23 Korrik.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se ditën e hënë depozitohen në Kuvend për t’ju nënshtruar procedurës parlamentare ndryshimet ligjore të 7 ligjeve. Vlen për tu theksuar se këto ndryshime ligjore, kërkojnë shumicë të cilësuar ndaj sërish merr peshë roli i opozitës parlamentare.
Pika e tretë, pra ligji i ri zgjedhor që përcakton edhe depolitizimin e administratës zgjedhore pas dy proceseve të ardhshme është në fazën finale. Duhet të marrë dakordësinë përfundimtare nga këshilli politik dhe me pas kalon dhe ai për kuvend dhe votim.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një një postim në mediat sociale hedh akuza kundër qeverisë për rënien e ekonomisë në vend. Në një reagim...
TIRANË- Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitim e organizuar nga Këshilli Atlantik. Sipas një njoftimi zyrtar në Këshilli, ...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare të 2021.Meta shkruan në r...
TIRANË– Mjeku urolog, Artan Koni ka qënë i ftuar në emisionin “Kjo javë” për të folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në fjalën e tij, Koni...
Këshilli Atlantik ka njoftuar se të mërkurën më 29 Korrik përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar ng...
TIRANË- Ish-deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi ka përditësuar të gjithë ndjekësit e tij lidhur me gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit n...
TIRANË– Edhe pse e shtunë, duket se për presidentin Ilir Meta nuk ka ditë pushimi. Kreu i shtetit ka postuar një video, të shkëputur nga një prej kon...
DURRËS -Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Durrës, për të inspektuar punimet në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” në zonën e Spitallës....
TIRANË-Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e Arabisë Saudite, Adel bin Ahmed al-Jubeir. Nëpërmjet një...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me debatin për hapjen e listave. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se shqiptarët d...