Politike

Presidenti Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit

25 Korrik 2020, 18:37 Nga DOSJA
Presidenti Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend. Në postimin e tij, kreu i shtetit shkruan se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend. Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë. Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës. Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë! SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkruan presidenti.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ilir meta listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ilir meta listat e hapura

Sondazh

Poll