Politike

Këshilli Atlantikut bën bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor, ja për çfarë do diskutohet këtë herë

26 Korrik 2020, 05:21 Nga DOSJA
Këshilli Atlantikut bën bashkë liderët e Ballkanit

TIRANË- Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitim e organizuar nga Këshilli Atlantik. Sipas një njoftimi zyrtar në Këshilli, bëhet me dije se takimi do të jetë virtual për shkak të rregullave kundër për hapjes së COVID-19.

Në këtë takim do të marrin pjesë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski. Nga ana tjetër  Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama, Bosnje dhe Hercegovina nga Kryetari i Këshillit të Ministrave Zoran Tegeltija, ndërsa Mali i Zi nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekulic.

Ndikime ekonomike dhe sociale të pandemisë COVID-19 në Ballkan kërkojnë veprime urgjente rajonale, në mënyrë që të shmangin ngecjen e përhershme ekonomike dhe paqëndrueshmërinë e mundshme që vjen me të. Masat e dakorduara në Samit – të lidhura dhe të integruara me nismat dhe dialogun ekzistues rajonal – do të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm politik për të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor në një kohë të pasigurisë së shtuar,”, është kjo deklarata që njofton mbajtjen e samitit të mërkurën në 29 korrik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama këshilli atlantik lideret e ballkanit perendimor edi rama këshilli atlantik lideret e ballkanit perendimor

Sondazh

Poll