Bota

“Situata është alarmante”/ Më shumë se 400 mjekë e infermierë janë infektuar nga COVID-19, pse po rriten shi

25 Korrik 2020, 18:18 Nga DOSJA
“Situata është alarmante”/ Më shumë se 400

KOSOVË– Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se më shumë se 400 mjekë e infermierë janë të infektuar nga pandemia e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i cili tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duhet të bëjë më shumë teste për mjekët, infermierët që situata të jetë në kontroll.

“Me të vërtetë situata është alarmante dhe punëtorët janë duke u lodhur dhe domosdoshmërisht do të bije edhe shërbimi ngase kur të dalin nga sistemi afër 700 veta të izoluar, po them kështu se nuk kemi statistika për personelin mjekësor i vetëizoluar prandaj kjo me të vërtetë është shumë alarmante.  Nuk e dimë dhe nuk kemi numra se sa punonjës shëndetësor janë në vetizolim. Këtu është ai problemi sepse nuk po e dimë. Shpesh dikush vet po shkon në vet izolim mirëpo, duhet të vendoset një rregull. Tek e fundit të rritet numri i testimeve te punëtoret shëndetësor dhe ta dimë realitetin në mënyrë që stafi të mos shkojë në vetizolim, por të kryejë shërbim,” tha Syla për REL.

Mediat në Kosovë kanë bërë të ditur se, në mesin e punonjësve shëndetësorë që janë infektuar edhe 8 mjekë dhe 30 infermierë të Klinikës së Anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv në QKUK.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll