Bota

“Plaga e Qipros ende kullon gjak”/ Shenja lufte mes Turqisë dhe Greqisë? Mitsotakis: Po na cënohet sovraniteti i vendit,

25 Korrik 2020, 16:44 Nga DOSJA
“Plaga e Qipros ende kullon gjak”/ Shenja lufte mes Turqisë dhe

GREQI- Situata mes Turqisë dhe Greqisë po përkeqësohet. Forcat e armatosura të dy vendeve janë në gjendje gatishmërie duke paralajmëruar kështu, rrezikun e një konflikti të armatosur.

Greqia është tensionuar pasi  Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkim të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo. Ndërkohë kryeministri grek  Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë është shprehur se kjo gjë nuk do të lejohet pasi cënon sovranitetin e vendit.

“Dyzet e gjashtë vjet pas pushtimit turk, plaga e Qipros vazhdon të rrjedhë gjak. Por edhe qielli i të gjithë rajonit vazhdon, për fat të keq, të mbulohet nga gjithnjë e më shumë re provokimesh nga i njëjti fajtor. Në okupimin e paligjshëm të territorit europian tani janë shtuar akte agresive të njëpasnjëshme, të cilat sfidojnë të drejtat sovrane të Greqisë dhe Republikës së Qipros. Përvjetori i turpit, në vend që të provokojë një autokritikë shpenguese në Turqi, e gjen duke u larguar nga legjitimiteti, Europa dhe vlerat e shekullit XXI”, deklaroi Micotakis.

Sipas mediave të huaja në përputhje me konventën ndërkombëtare për të drejtën detare, Athina pretendon se zona prej 200 miljesh detare si pjesë e zonës ekskluzive ekonomike vlen edhe për ishujt e vegjël që i takojnë Greqis. Ishulli Kastelorizo, që gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës por afër bregdetit të Turqisë. Ndërsa Turqia nuk e pranon këtë pretendim. Sipas analistëve çështja nëse do të ketë luftë varet nga negociatat por edhe nga mënyra sesi do të pozicionohen BE dhe sidomos SHBA.

Burimi: .kathimerini.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi kyriakos mitsotakis turqi greqi kyriakos mitsotakis turqi

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2020, 14:47

Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një “valë të dytë” të koronavirusit, pasi Franca, Gjermania dh...

Bota 25 Korrik 2020, 14:12

SHBA- Miliardieri Bill Gates, ditën e enjte në një intervistë në “CNN”, ka hedhur poshtë teoritë që janë përhapur në internet se ai ka qenë një nga ...