Bota

Mjeku shqiptar në Gjermani: Menaxhimi i pandemisë në Kosovë është jashtë kontrollit, frika më e madhe…

25 Korrik 2020, 17:25 Nga DOSJA
Mjeku shqiptar në Gjermani: Menaxhimi i pandemisë në Kosovë

KOSOVË– Mjeku kardiolog me origjinë shqiptare i cili punon në Gjermani, Fahri Beqa ka folur rreth situatës së Covid-19 në Kosovë. Ai është shprehur se instutucionet nuk e kanë menaxhuar si duhet  situatën dhe sipas tij kjo është një nga arsyet se pse Kosova po përballet me një numër të lartë infeksionesh.

“Ka shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë rritje të numrit. Faktorët janë në të dy anët, si nga ana e popullatës, si nga ana e institucioneve të cilat si duket nuk janë duke arritur ta menaxhojnë si duhet situatën në aspektin e zvogëlimit të rasteve të reja dhe po ashtu menaxhimin e rasteve që tashmë janë me koronavirus dhe janë duke e zhvilluar sëmundjen për shkak se kohëve të fundit është rritur edhe numri i të vdekurve. Tash jemi në një situatë kur numri i rasteve është rrit, numri i vdekjeve është rritur ndërkohë kapaciteti i klinikave nuk është ai që duhet të jetë dhe kemi një menaxhim i cili është totalisht joadekuat dhe më falni, ndoshta nuk dëshiroj të bëjë panik por ndoshta është totalisht jashtë kontrollit”, tha Beqa për RTV21.

Tash jemi në një situatë kur numri i rasteve është rrit, numri i vdekjeve është rritur ndërkohë kapaciteti i klinikave nuk është ai që duhet të jetë dhe kemi një menaxhim i cili është totalisht joadekuat dhe më falni, ndoshta nuk dëshiroj të bëjë panik por ndoshta është totalisht jashtë kontrollit”, theksoi Beqa.

Ndër të tjera ai është shprehur se më e keqja akoma nuk ka ardhur se tshmë frika më e madhe ëshët se mund të preket me Covid-19 personeli mjekësor.

“Nga personeli shëndetësor pastaj përhapet direkt tek grupet e rrezikuara për shkak se janë pacientët ata të cilët kërkojnë ndihmë në urgjenca të klinikave dhe janë pacientët kronikë që kanë nevojë për personelin shëndetësor dhe nëse personeli shëndetësor janë bartës të sëmundjes edhe ata të cilët nuk kanë simptoma e bartin sëmundjen direkt tek të sëmurët kronikë dhe pastaj vjen deri te zhvillimi i sëmundjes. Kolegët janë ata që më së paku kanë faj në këtë situatë pasi  po e kryejnë punën e tyre profesionale brenda mundësive që u ofrohen “ tha ai.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tani në Kosovë janë 6917 të infektuar me Covid-19, prej tyre 3753 të shëruar dhe 169 persona kanë humbur jetën.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fahri beqa koronavirusi ne kosove fahri beqa koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll