Bota

Trump jep urdhër për uljen e çmimit të barnave në SHBA

25 Korrik 2020, 17:03 Nga DOSJA
Trump jep urdhër për uljen e çmimit të barnave në

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ditën e djeshme ka nënshkruar katër urdhëra ekzekutivë për të ulur çmimet e barnave në vend.

“Katër urdhërat që po i nënshkruaj sot do të rikonstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, i cili ka kritikuar vazhdimisht për çmimet larta të barnave.

Sipas mediave të huaja ky vendim mundëson edhe importin e barnave më të lira nga vendet tjera. Trump do të takojë shefat farmaceutikë të martën, por disa analistë të industrisë kanë kritikuar këtë veprim, duke thënë se nuk do të kishte shumë efekt.

Që kur Trump kishte marrë mandatin ai ishte kritikuar çmimet e larta në tregun farmaceutik dhe kishte paralajmëruar hapa radikalë për të uljen e çmimeve. Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi i ri. Ku deri më tani janë raportuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima.

BurimI;BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba donald trump shba

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2020, 14:47

Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një “valë të dytë” të koronavirusit, pasi Franca, Gjermania dh...