Bota

Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 644 mijë numri i viktimave dhe 16 milionë i të infektuarve

25 Korrik 2020, 16:27 Nga DOSJA
Bota në “luftë” me Covid-19/ Shkon mbi 644 mijë numri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,273,303 të infektuar dhe janë shënuar 148,848 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në  42,645  ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 737 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen  85,385 viktima dhe  2,348,200 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5,871  raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 13,192 persona.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron  4,634  viktima dhe 83,784 të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 14  raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar  35,102 viktima dhe në Francë  30,192  ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,432 persona.

Ndërsa Belgjika ka parë një rritje të numrit të të infektuarëve me koronavirus duke shtuar edhe më shumë frikën për një valë të dytë të pandemisë.

Ditën e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se sheh një situatë shqetësuese të infeksionit në Evropën Jugore dhe Ballkan.

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.

Burimi: .worldometers.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2020, 14:47

Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një “valë të dytë” të koronavirusit, pasi Franca, Gjermania dh...

Bota 25 Korrik 2020, 14:12

SHBA- Miliardieri Bill Gates, ditën e enjte në një intervistë në “CNN”, ka hedhur poshtë teoritë që janë përhapur në internet se ai ka qenë një nga ...