Bota

U përball vetë me Covid-19, Boris Johnson i zhgënjyer: Nuk e kuptuam virusin që në fillim

25 Korrik 2020, 17:37 Nga DOSJA
U përball vetë me Covid-19, Boris Johnson i zhgënjyer: Nuk e

BRITANI- Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka pranuar se qeveria e tij nuk e ka kuptuar koronavirusin gjatë javëve dhe muajve të parë të shpërthimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar. Në një intervistë për BBC-në, Johnson tha se ka pasur “shumë pyetje” nëse izolimi ka nisur shumë vonë.

“Ne nuk e kuptuam virusin në mënyrën që do të donim, në javët dhe muajt e parë. Mendoj se gjëja e vetme që nuk e pamë në fillim ishte shkalla në të cilën transmetohej, në mënyrë asimptomatike, nga një person në tjetrin”, tha Johnson duke shtuar se ministrat do të mund t’i kishin bëra disa gjëra “ndryshe”.

Ndërkohë Laburistët opozitarë e kanë akuzuar Qeverinë britanike për “keqmenaxhim” të krizës. Sipas shifrave të qeverisë, mbi 45,000 njerëz kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa gjithsej janë konfirmuar 300,000 raste pozitive.

Kujtojmë se vetë Johnson ka qenë i infektuar dhe është shëruar pas disa ditësh në mjekim intensiv. Ndërsa javën e kaluar ai premtoi se do të kryhen hetime të pavarura për mënyrën e trajtimit të pandemisë, por nuk ka dhënë detaje lidhur me kohën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani boris johnson koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll