Bota

E bujshme! Mjekimi mbi Covid-19 bëri milionerë brenda një jave 3 profesorë të universitetit në Britani

25 Korrik 2020, 18:02 Nga DOSJA
E bujshme! Mjekimi mbi Covid-19 bëri milionerë brenda një jave 3

BRITANI- Tre profesorë në universitetin britanik të mjekësisë Sauthempton këtë javë kanë zbuluar një mjekim të suksesshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi. Sipas mediave ndërkombëtare, zbulimi i ka kthyer nw milionerw.

Rreth dy dekada më parë profesorët Ratko Djukanovic, Stephen Holgate dhe Donna Davies zbuluan se njerëzit që vuanin nga astma apo me sëmundje konike mushkërish, kishin mungesë të një proteine të njohur si interferon beta, e cila ndihmon në mjekimin e të ftohurës së thjeshtë. Ata zbuluan se mbrojtja e pacientëve kundër infeksionit viral, do të ishte e suksesshme nëse do të zëvendësohej proteina e munguar.

Akademikët krijuan kompaninë, Synairgen, për t’i transformuar zbulimet e tyre në mjekime. Mjekimi doli në treg në vitin 2004 por pas dështimit të një marrëveshjeje me AstraZeneca për trajtimin e infeksioneve virale në pacientët me astmë, fitimet thuajse u zeruan.

Kreu ekzekutiv i Synairgen, Ricard Marsden, u shpreh se kompania aktualisht po eksperimenton përdorimin e interferon beta për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga bronkiti kronik. Por në momentin e shpërthimit të pandemisë ata kuptuan se mund të kishin një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër virusit. Kështu që testimet e këtij mjekimi nisën që në muajin shkurt dhe mars në momentin që njerëzit nisën të mbushnin spitalet. Rezultatet e testimit të parë, të publikuara këtë javë treguan se pacientët me koronavirus në spital, të cilëve iu është dhënë mjekimi i profesorëve me interferon beta, kishin tre herë më shumë shanse për shërim të shpejtë.

Sapo u publikuan rezultatet e testimit të mjekimit, mëngjesin e 21 korrikut, kërkesat për këtë mjekim deri në drekë u rritën me 540%. Djukanovic, 65 vjec, një profesor mjekësie, pa aksionet e tij në kompani të rriteshin nga një ditë në tjetrën nga 300 mijë sterlina në 1.6 milion.

Këtë vit shitjet e kompanisë Synairgen u rritën më shumë se 3 mijë për qind. Të tre shprehen shumë të lumtur për këtë arritje, por përveç anës financiare ata synojnë që sa më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin këtë mjekim.

Synairgen, po shpërndan zbulimet me rregullatorët mjekësorë në të gjithë botën në mënyrë që mjekimi të jetë në treg. Për një gjë të tillë zakonisht duhen muaj por qeveria britanike premtoi se do të përshpejtonte procesin për të miratuar sa më parë një mjekim të suksesshëm kundër koronavirusit.

Një nga objektivat është që mjekimi të shpërndahet dhe në shtëpitë e pacientëve në mënyrë që ata të mos e kenë të domosdoshme t’u drejtohen spitaleve. Me miliona doza pritet të jenë gati këtë dimër për t’u përballur me një valë të dytë të Covid-19.

Burimi: theguardian.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donna davies ratko djukanovic stephen holgate donna davies ratko djukanovic stephen holgate

Sondazh

Poll