Bota

Situatë kaotike në Kosovë/ COVID-19 i “vendos me shpatulla pas muri”, Hoti: Kemi vetëm 130 shtretër të lirë për paci

25 Korrik 2020, 16:18 Nga DOSJA
Situatë kaotike në Kosovë/ COVID-19 i “vendos me shpatulla

KOSOVË- Ditën e sotme kryeministri i Kosovës ka befasuar me deklaratën pasi është shprehur se në Qendrën Klinike Universitare ka vetëm 130 shtretër të lirë për pacientët me Covid-19, ndërsa në vend rastet e reja po rriten ndjeshëm .

Sipas Hotit, shteti ka në dispozicion rreth 700 shtretër, ndërkohë që aktualisht në Qendrën Klinike Universitare dhe spitale të tjera regjionale, janë të shtrirë 570 pacientë.

 “Ne po bëjmë të pamundurën brenda shërbimit spitalor që të krijojmë kapacitetet shtesë. Ta parandalojmë situatën, ku nuk ke ku të shtrish njerëzit që kërkojnë të shtrihen në spital. Ndërkohë që po flasim janë 570 qytetarë të shtrirë në qendrat klinike dhe në spitale regjionale. Dhe ne kemi diku rreth 700 shtretër në dispozicion, nuk kemi më shumë. E tash duhet të mendojmë për riorganizim komplet të qendrës Klinike Universitare, për të mbyllur disa prej klinikave dhe për t’i vu në dispozicion të menaxhimit të kësaj situate”, ka deklaruar Hoti në një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë deri më tani në Kosovë janë regjistruar 6.917  raste të reja dhe 169 viktima sakaq kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse  3.753 persona.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti koronavirusi ne kosove avdullah hoti koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 25 Korrik 2020, 14:47

Pse në Evropë po rikthehet hija e izolimit

Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një “valë të dytë” të koronavirusit, pasi Franca, Gjermania dh...

Bota 25 Korrik 2020, 14:12

SHBA- Miliardieri Bill Gates, ditën e enjte në një intervistë në “CNN”, ka hedhur poshtë teoritë që janë përhapur në internet se ai ka qenë një nga ...