Politike

Debati për hapjen e listave, ambasadorja franceze refuzon të përfshihet: Është çështje shqiptare

25 Korrik 2020, 11:02 Nga DOSJA
Debati për hapjen e listave, ambasadorja franceze refuzon të

TIRANË- Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasac, ka komentuar nga Pogradeci debatin për hapjen apo jo të listave zgjedhore dhe ndryshimeve të tjera në Kushtetutë. Në një deklaratë për mediat, Vasac u shpreh se çështje zgjedhore i takojnë vetëm Shqipërisë dhe ajo nuk mund të ndërhynte.

Ka një projekt të ndryshimit të të gjithë Kushtetutës shqiptare. Kryeministri është shprehur në mënyre publike dhe në Parlament në lidhje me këtë. Ka edhe një qëndrim të Presidentit të vendit, i cili na mblodhi ne të gjithë ambasadorët e BE dhe të Mbreterisë së Bashkuar dje. Ju përket shqiptarëve dhe vetëm atyre qe të trajtojnë këtë çështje. Ka një kalendar i cili është vendosur dhe nëse do të respektohet ose jo kalendari këtë do ta tregojë koha. Por do të duhet një bashkëpunim i pozitës dhe opozitës në mënyrë që ne të marrim një rezultat”- tha ajo.

Më tej ajo u pyet dhe për ndalimin e koalicioneve dhe u shpreh se nuk duhet të presin nga ajo një përgjigje për gjërat themelore te organizimit, pasi këto çështje i takojnë politikës shqiptare. Në fund ka folur dhe për qëndrimin e mundshëm i BE-së për Shqipërinë.

Ashtu si ju e dini në 25 mars janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk është diçka e re. Qëllimi kryesor është që të konkretizohet situata, në mënyrë që të kemi konferencën e parë ndërqeveritare. Është gabim të themi papushim që po shtohen kushtet për Shqipërinë. Unë ju sugjeroj që të lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e mëparshme. Interesi i Shqipërisë është që të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare dhe për këtë është duke punuar ambasadori Zef Mazi i emëruar nga kryeministri”, shtoi më tej ajo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike christine vasac hapja e listave dhe heqja e koalicioneve opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave christine vasac hapja e listave dhe heqja e koalicioneve opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave

Sondazh

Poll