Politike

“Shtëpia e tij është DS10”, Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Tentoi të vrasë veten, u lye me benzinë (VD)

25 Korrik 2020, 10:15 Nga DOSJA
“Shtëpia e tij është DS10”, Berisha publikon mesazhin

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video të një qytetari, i cili tenton të hidhet të vetëvritet duke u lyer me benzinë. Në një postim në mediat sociale, Berisha shkruan shtëpia e qytetarit është shkatërruar nga tërmeti, por qeveritarët nuk i japin dëmshpërblim.

Qytetari në mesazh shkruan se qytetari është lyer me benzinë dhe shtëpinë e tij është DS10, ndërsa në dokumente ia kanë nxjerrë DS5.

“Tenton të vrasë veten. Shtëpinë e ka të shkatërruar nga tërmeti, narko-qeveritarët, ndrikullat Omeri e Balluku, ia mohojnë. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. “Sali Berisha. Shiko çfarë bëhet në Vorë. Një hallexhi, shtëpinë e ka DS10, këto s’ia kanë nxjerrë DS5. Ka desh me vra veten. Shikoni çfarë bën Laureta Omeri: partisë, njerëzve të vet, shtepitë -Ds5, kurse atij që e meriton, – fare!

Kjo është bashkia Vorë, po qe me Edin, DS5. Ja shiko ç’bën Hekuran Balluku me rindërtimin. Një tërmet nga dora e këtyre. M.B emri i këtij personit. Është lyer dhe me benzinë. Shiko ku kanë përfunduar njerëzit. Faleminderit. Anonim të lutem”, shkruan Berisha në Facebook.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha termeti ne vore sali berisha termeti ne vore

Sondazh

Poll

Politike 24 Korrik 2020, 19:15

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e opozitës së bashkuar për kërkesën e tyre për hapjen e 100% të listave. Në një deklaratë për mediat,...