Politike

Përfundon takimi në KP, Hajdari: Sot kemi tre palë që duan lista të hapur, më në fund PD u bashkua me ne

24 Korrik 2020, 18:08 Nga DOSJA
Përfundon takimi në KP, Hajdari: Sot kemi tre palë që duan

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari, e cila është dhe një prej anëtarëve të Këshillit Politik ka folur sot për propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave. 

Në një deklaratë për mediat, Hajdari u shpreh se është e lumtur që sot opozita jashtëparlamentare është bashkuar me qëndrimin e saj për hapjen e 100% të listave dhe ajo e mbështet këtë nismë. 

Listat e hapura janë zgjidhja më e mirë për të forcuar demokracinë në këtë vend. Kemi dy vite me radhë që të bindim opozitën jashtë parlamentare dhe maxhorancën. Tani kemi tre palët që janë për listat e hapura. Ne jemi dakord për listat e hapura 100%, për sa i përket propozimeve të tjera do konsultohem me opozitën parlamentare. Më në fund erdhi tek qëndrimi ynë dhe Partia Demokratike dhe u bashkua në këtë kauzë“, tha ajo.

Këshilli Politik është mbledhur sot për të diskutuar ndryshimet kushtetuese, por s’është arritur një marrëveshje. Gjiknuri kërkoi nga opozita të kishte propozimet konkrete, por kur dokumenti i shkoi mbi tavolinë ai është shprehur kundër. Opozita e bashkuar propozon që të hapen 100% listat dhe të mos preken koalicionet dhe shpërndarja e mandateve. Hajdari nga ana tjetër ka bërë me dije se është dakord me propozimin e opozitës jashtëparlamentare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave rudina hajdari takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll