Politike

Opozita kërkoi 100% lista të hapura, Rama: Këto diskutime do bëhen pas 30 korrikut, sot ka rëndësi hapja e LBPD

24 Korrik 2020, 17:35 Nga DOSJA
Opozita kërkoi 100% lista të hapura, Rama: Këto diskutime do

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimit të opozitës së bashkuar për hapjen e 100% të listave. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se është pozitiv hapi i opozitës, që sipas tij kjo gjë është thelbi i risive kushtetuee. 

Më tej ai shton se si dhe sa do hapen listat, jo më pak se 75% apo 100% i takojnë diskutimeve të pas 30 korrikut. 

Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton“, shkruan kreu i qeverisë. 

Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga opozita e bashkuar. Basha në një deklaratë pas takimit me aleatët tha se kanë mandatuar Bylykbashin dhe Vasilin që të bëjnë këtë propozim. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave edi rama lulzim basha opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave

Sondazh

Poll