Politike

“PO listave të hapura 100%”, Kryemadhi: Askush të mos i fshihet gjykimit popullor

24 Korrik 2020, 18:04 Nga DOSJA
“PO listave të hapura 100%”, Kryemadhi: Askush të mos i

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kruyemadhi, ka reaguar pas vendimit të opozitës së bashkuar për hapjen 100% të listave. Në një postim në mediat sociale, Kryemadhi shkruan se është dakord për hapjen e listave.

Më tej ajo shton se askush, përfshirë dhe kryetarët nuk duhet t’i fshihen gjykimit të popullit dhe se tani është koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve.

PO listave të hapura 100%. Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit! Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve. ??”, shkruan Kryemadhi.

Më herët kreu i qeverisë, Edi Rama në një reagim në mediat sociale shprehej se nuk caktohen tani se sa do hapen listat 75% apo 100%, por këto detaje vendosen para datës 30 korrik. Ndërkohë në Këshillin Politik, maxhoranca nuk ka pranuar hapjen 100% të listave.

(A.B. Dosja.al)

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave monika kryemadhi opozita e bashkuar mbeshtet hapjen e listave

Sondazh

Poll